NTV
No Result
View All Result
26/02/2021 , 19:44
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
26/02/2021 , 19:44
NTV
No Result
View All Result
Home Bota

Ekspertët e OBSH-së arrijnë në Wuhan për të hetuar origjinën e koronavirusit

Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë arritur të enjten në Kinë për të nisur hetimin e shumëpritur për origjinën e koronavirusit.

by Ballhysa
14/01/2021 , 9:17
Ekspertët e OBSH-së arrijnë në Wuhan për të hetuar origjinën e koronavirusit
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Media shtetërore kineze ka raportuar për arritjen e një ekipi prej 10 ekspertësh në Wuhan më 14 janar. Ata pritet të qëndrojnë për një muaj në qytetin ku është identifikuar për herë të parë virusi në fund të vitit 2019.

Ekspertët – nga Shtetet e Bashkuara, Australia, Gjermania, Japonia, Britania, Rusia, Holanda, Katari dhe Vietnami – do të fillojnë punën fillimisht në karantinë, dhe më pas do të zhvillojnë takimet me ekspertë kinezë përmes video-konferencave.

Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka shprehur zhgënjim një javë më parë për vonesat e krijuara në organizim të këtij udhëtimi. Ai ka thënë se shkencëtarët do të fokusohen në atë se si koronavirusi ka kaluar në njerëz.

“Studimi do të nisë në Wuhan për të identifikuar burimin potencial të infektimit për rastet fillestare”, ka thënë Tedros.

Për origjinën e koronavirusit ka ende spekulime. Disa besojnë në mundësinë e bartjes nga lakuriqi në njerëz, përmes blerjes së ndonjë kafshe tjetër të shitur për ushqim apo qëllime mjekësore në ndonjë treg në Wuhan.

Qeveria kineze ka promovuar teoritë se shpërthimi mund të ketë nisur me importe të ushqimeve të kalbura të detit, pretendim që është kundërshtuar nga shkencëtarë dhe agjenci ndërkombëtare.

Top Channel/

Tags: kryesoreOBSHTedros Adhanom GhebreyesusWuhan

Related Posts

Nikos Dendias: Greqia nuk do të bëhet “qeni i Pavlov” i Turqisë
Bota

Nikos Dendias: Greqia nuk do të bëhet “qeni i Pavlov” i Turqisë

26/02/2021 , 14:24
Edhe 300 milionë vaksina të tjera…BE, 2.6 miliardë doza për 450 milionë banorë
Bota

BE: Do të vaksinojmë 70% të popullsisë deri në fund të verës, shpresë për turizmin europian

26/02/2021 , 13:59
Përkrahësit e ish-presidentit Trump duan të sulmojnë përsëri Kapitol-in
Bota

Përkrahësit e ish-presidentit Trump duan të sulmojnë përsëri Kapitol-in

26/02/2021 , 12:19

Recent Posts

  • “LSI pjesë e frontit, mospërfshirja në listë për të maksimalizuar votën”/ Tabaku: E gjithë opozita bashkë për të larguar të keqen!
  • Vaksinimi i qytetarëve në Shkodër/ Përfundoi i mjekëve. Tani radhën e kanë të moshuarit 80 vjeç e sipër
  • 47 raste në bilancin e fundit/ Pas Tiranës, nga qytetet kryeson Korça për infektimet në 24 orë
  • Rama: “Të tejkalosh Suden kurajë e madhe”, E finalizojmë këto ditë
  • Nuk iu bind urdhërit të punonjësit të Policisë arrestohet 41-vjeçari

Kategorite

  • Aktualitet (1,944)
  • Bota (1,946)
  • DOSSIER (16)
  • Ekonomi (237)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (122)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (301)
  • Kronike (717)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (656)
  • MEMORIE (29)
  • Moti (118)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,338)
  • Politike (930)
  • Rajon (175)
  • REAGIM (121)
  • Shendeti (439)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (74)
  • Sport (393)
  • Videonews (372)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!