ANGLI- Vaksina anti-Covid përveç efektiti që ka për të luftuar Covid-19, ka edhe dobësinë e saj. Këtë e ka bërë të ditur eksperti shëndetësor, Ronx Ikharia, i cili ka thënë se konsumi i alkoolit është një dobësi për efektivitetin e vaksinës.
Ai tha se këtë gjë e ka zbuluar nëpërmjet një eksperimenti që ka bërë. Ai u shpreh se vetëm me tre gota alkool efektiviteti i vaksinës së injektuar në trup ulet me 50%. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe një profesor në Univeristetin e Manchesterit. Profesor Sheena Cruickshank tha se sistemi imunitar duhet që të jetë në super formë për të pasur një përgjigjje të fortë kundër vaksinës.
‘Sistemi juaj imunitar duhet të jetë në super formë, për të patur një përgjigje të mirë ndaj vaksinës, kështu që nëse pini një natë më parë, ose pak më vonë, kjo nuk do t’ju ndihmojë”, tha ai.
Pirja e një sasie të madhe të alkoolit çon në dëmtim të qelizave imune (të bardha) të gjakut. Për këtë arsye personat që pinë shuëm alkool janë më të ndjeshëm ndaj marrjes së viruseve.