Politike

Ekspozita në Athinë, Berisha: Rama shëtit nëpër botë duke ekspozuar zhgarravina

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me të rinjtë e FRPD-së, takim në të cilin vijoi me akuzat për kryeministrin Edi Rama. Berisha thotë se Rama e ka kthyer Shqipërinë në monizëm të plotë, e ndërsa e akuzon kreun e qeverisë se ka kapur të gjitha institucionet.

“Në Shqipëri është vendosur monizmi i plotë, Edi Rama kontrollon në mënyrë të hekurt të gjitha pushtetet. Për gabime të rënda edhe të PD, e cila bojkotoi zgjedhjet lokale, sot në të gjithë Shqipërinë, PD ka vetëm një pushtetar vendor, kryebashkiakun e Shkodrës. Erdhëm në një situatë kritike. Regan e thotë me shumë të drejtë që demokracisë i mjafton një gjeneratë për të zhdukur”, tha Berisha.

Ndërkohë, Berisha u ndal edhe në ekspozitën që kryeministri hapi në Athinë me pikturat e tij. Berisha tha se Rama shëtit nëpër botë duke ekspozuar zhgarravina, referuar pikturave të kreut të qeverisë. Berisha u ndal edhe tek çështja e McGonigal, për të cilën thotë se Rama pagoi ish-agentin e FBI Vharles McGonigal që të shkatërrojë Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare.

“Edi Rama, që shëtit nëpër botë duke e ekspozuar zhgarravina, të cilat dy kritikë i cilësuan zhgarravina të një aduti të droguar, arriti të korruptojë kryezbuluesin e SHBA, të FBI, ta kontraktojë atë si vrasës me pagesë ndaj PD-së dhe opozitës shqiptare.

Ky skandal ka marrë përmasa botërore, por në ato kushte, kur vërtet po bëheshin përpjekje për të asgjësuar PD-në si forcë të vërtetë politike opozitare, ishin të rinjtë, forumi rinor, i pari që mbështeti nismën me të cilën unë kundërshtova vendosmërisht atë përpjekje shkatërrimtare për opozitën shqiptare”, tha Berisha.

TRENDING

Exit mobile version