Politike

Ekstradimi i vrasësit të Nikulajt/ Balla: Bashkëpunuam me Marokun

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla reagoi pas ekstradimit nga Maroku të Ruben Saraiva, i akuzuar si autor i vrasjes së biznesmenit, Ardian Nikulaj.

“Falë mbështetjes së fortë të Interpol me të cilët po punojmë çdo ditë për gjetjen e personave në kërkim si dhe bashkëpunimit me agjencitë  ligjzbatuese të Marokut, sapo u përmbyll në Aeroportin “Nënë Tereza” ekstradimi i shtetasit Ruben Ribeiro Saraiva, person i kërkuar nga drejtësia shqiptare si i dyshuar për një krim të rëndë. Realizimi i këtij ekstradimi, edhe pse me Mbretërinë e Marokut nuk e kemi një marrëveshje ekstradimi, na ka krijuar tashmë eksperiencën por edhe besimin të vijojmë përpjekjet tona për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera.

Përgëzime Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Interpol Tirana dhe djemve të palodhur të RENEA për realizimin e 78 ekstradimeve drejt Shqipërisë gjatë këtij viti që përmbyllim sot. Pres më shumë në Vitin e Ri 2024!”, shkruan Balla.

 

 

TRENDING

Exit mobile version