Aktualitet

Ekzekutimi i biznesmenit/ Në kamera foksuohet tjetër mjet, ja lëvizjet

Një automjet tip “Volsvagen”, që rezulton i marrë me qira në Shkodër është nën lupën e hetimit të Policisë së Lezhës, pasi dyshohet se është përdorur për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Ky automjet është marrë me qira dhe është përdorur para vrasjes së biznesmenit nga autori i krimit.

Automjeti i drejtuar nga autori i krimit ka lëvizuar nga Shkodra në drejtim të Shëngjinit dhe më pas është parkuar. Pasi e ka lënë mjetin në një vend të sigurtë, autori ka marrë motorin dhe më të ka lëvizur deri në lokal, ku edhe kreu vrasjen e 50-vjeçarit në ambientin e biznesit që ai kishtë në pronësi në Shëngjin. Hetuesit janë duke verifikuar dokumentacionin e qiramarrjes së mjetit me qëllim identifikimin e përdoruesit të saj.

Ndërkohë të dhënat e mbledhura deri më tani kanë zbuluar se autori e ka pritur biznesmenin të paktën 2 orë për t’u siguruar që do ta gjente vetëm. Kamerat e kanë kapur duke qarkulluar në zonë në orën 11.30 minuta, ndërsa në orën 13.30 ndodhi ngjarja e rëndë. Pastaj, po me motor ka shkuar deri në fshatin Bushat. Deri më tani në dyshimet e policisë lidhen me një shtetas anglez, i cili rezulton i dyshimtë pasi menjëherë pas ngjarjes është larguar nga vendi përmes Rinasit. Dyshohet se ai është mik me një anëtar të familjes Lekstakaj, që ka qenë në hasmëri me familjen e viktimës. Megjithatë hetuesit shqiptarë i kanë përgatitur 10 pyetje, të cilat ia kanë dërguar Policisë dhe Prokurorisë britanike me kërkesën për marrjen në pyetje të shtetasit të anglez për të mësuar më shumë lidhur me rolin e tij në ngjarje.

Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e 19 prillit kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Autori, siç u pa nga pamjet, mbante një maskë kirurgjikale, skafandër dhe jelek fosforeshent. Ai futet në lokal, qëllon me armë Nikulajn dhe pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt largohet qetësisht me motor nga vendngjarja.

Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim, ndërkohë që pista ku po hetohet është ajo e gjakmarrjes. Kjo pasi Nikulajt i është vrarë një vëlla nga pjesëtarë të fisit Balaj. Kjo ngjarje është pasuar në dy të vrarë nga familja Balaj dhe për asnjërën nga ngjarjet nuk ka pasur të arrestuar. Nuk përjashtohen konfliktet për bizneset apo politikën. Deri më tani raportohet se në atentat kanë marrë pjesë të paktën 3 persona. Dy prej tyre kanë marrë pjesë si vëzhgues, ndërsa një ka qenë organizatori.

TRENDING

Exit mobile version