Rajon

Ekzekutimi i shqiptarit me plumb në kokë, identifikohet autori

Autoritetet greke kanë identifikuar dhe janë vënë në kërkim të autorit të dyshuar të vrasjes së 51-vjeçarit shqiptar Aleksandër Zaka, i cili u gjet i pajetë nga miku i tij, Fatjon Pjetri në oborrin e banesës ku banonte në ishullin Salamis, pranë Athinës, pasditen e së shtunës (12 gusht).

Zaka u ekzekutua me plumb pas koke, teksa ishte i ulur në një një karrige në oborrin e baesës dhe mediat greke e konsideronin këtë ngjarje si një “thriller”. Pas hetimeve, autoritetet greke kanë shpallur në kërkim autorin e krimit, i cili dyshohet se ka qëndruar më parë në banesën e viktimës, raporton Protothema.

Viktima i cili ishte nga Lushnja, nuk kishte shkelur në Shqipëri përgjatë 15 viteve të fundit. Ai nuk kishte asnjë precedent kriminal të regjistruar në Shqipëri apo Greqi dhe njihej si një person i qetë në komunitet.

Teksa hetimet vazhdojnë, policia greke po punon për kapjen e vrasësit të shqiptarit.

TRENDING

Exit mobile version