Aktualitet

Ekzekutimi në Sukth/ Si u qëllua 55 herë Fatjon Dervishi, ja dyshimet e grupit hetimor

37-vjeçari, Fatjon Dervishi i vrarë pak para mesnatës së të martës në Katund i Ri të Durrësit u qëllua 55 herë nga persona ende të paidentifikuar. Dyshimet e grupit hetimor janë se në këtë ngjarje kanë marrë pjesë të paktën 2 persona, të cilët kanë pritur viktimën tek shinat e trenit, ndërsa dyshohet se lëvizjet e tij janë vëzhguar nga persona të tjerë.

I njohur dhe me emrin Toni Dervishi apo Toni Margen, ai po lëvizte me shokun e tij, Ergis Shahini kur iu bë pritë. Pavarësisht breshërisë së plumbave, shoku tij shpëtoi pa lëndime. Dëshminë e tij të plotë përpara hetuesve, ku Shahini ka rrëfyer momentin e atentatit.

“Duke ecur në rrugë tek shinat e trenit në Sukth, Toni ka ulur shpejtësinë e makinës pasi bëheshin punime dhe rruga ishte disi me gropa. Në atë moment dëgjoj një breshëri arme zjarri automatik, pak pauzë, as 2 sekonda dhe një breshëri tjetër të cilat vinin nga krahu i shoferit. Kam parë se Toni u plagos pasi e lëshoi veten nga krahu ku isha unë. Kam dalë nga makina pasi unë nuk kisha dëmtime nga breshëria dhe kam bërtitur duke kërkuar ndihmë. Kanë dalë disa persona, por nuk janë afruar dhe janë futur përsëri në shtëpitë e tyre. Gjatë kësaj kohe në rrugë ka kaluar një makinë fuoristradë ML e zezë me xhama të zinj dhe mbas saj një Opel i vogël ngjyrë gri. I kam kërkuar ndihmë duke bërtitur dhe bërë me duar, por nuk kanë ndaluar”.

Në bazë dhe të dëshmisë së shokut të viktimës, policia ka sekuestruar dhjetëra kamera sigurie pasi ka dyshime tek disa automjete që mund të kenë informuar vrasësit për lëvizjet e viktimës. Deri në këtë fazë, 2 janë pistat e hetimit, përfshirja në aktivitete të paligjshme të viktimës në Holandë nga ku ishte kthyer 4 muaj më parë, si dhe e shkuara e të vëllait të tij që aktualisht ndodhet në burg për plagosjen e ish-të dashurës në vitin 2021 në Durrës.

TRENDING

Exit mobile version