Kronike

Elbasan/ Burri plagos me thikë gruan dhe komshiun

Bashkëshorti ka plagosur me thikë gruan e tij dhe fqinjin, ditën e sotme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dyle Haxhiri”. Policia bën me dije se Elmas Alija, 55 vjeç ka goditur me thikë gruan e tij Shkëlqime Alija si dhe komshiun që ndërhyri për ta ndaluar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilët kanë kapur dhe shoqëruar autorin në komisariat.  55-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe dy ditët e fundit nuk ka marrë kurën.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Në lagjen “Dyle Haxhiri”, Elbasan, shtetasi E. K., 55 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. K., 50 vjeçe, si dhe fqinjin e tyre, shtetasin E. S., 64 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka ndërhyrë për të ndaluar shtetasin E. K.

Të dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm nga ana e Policisë është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. K., në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

TRENDING

Exit mobile version