Kronike

Elbasan/ Ekzekutimi i Madrit Ulqinakut, qëllohet nga një 20-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një i ri, rreth 25 vjeç, është vrarë me armë zjarri në afërsi të bulevardit kryesor të qytetit.

Madrit Ulqinaku është qëlluar disa herë me armë nga një 20-vjeçar, pas një sherri për arsye banale që kanë pasur, ku janë përfshirë disa të rinj.

Autori dhe viktima kanë pasur një sherr banal, jashtë ambienteve të një lokali. Më pas në sherr janë përfshirë edhe disa persona të tjerë për të qetësuar gjakrat, por më pas 20-vjeçari ka marrë armën dhe ka qëlluar për vdekje Ulqinakun.

Policia është vënë në ndjekje të autorit të krimit, ndërsa mësohet se është lokalizuar edhe zona ku mendohet se është fshihet, ndërsa mendohet se ai është ndihmuar nga disa persona për t’u larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.08.2022, rreth orës 21:50, në lagjen “Kongresi”,  Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve, dyshohet se shtetasi K.SH, rreth 20 vjeç,  ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. U., rreth 25 vjeç, banues në Elbasan.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen  dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version