04/06/2021 , 14:43

Elbasani nën sundimin e krimit, kryetarja e Gjykatës bën ‘modeling’ për TikTok duke sfiluar në zyrë! Në 2019 liroi nga burgu të fortin e bandës së Gaxhait (Video)

Gjykata, institucioni ku pritet të vendoset drejtësi, në Elbasan është kthyer në “pasarelë” sfilatash për TikTok. Ndërkohë që ky qytet vijon të jetë nën sundimin e krimit dhe pothuajse çdo ditë po dëgjohen krisma, kryetarja e gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani bën ‘modelen’ në Tik Tok, duke e kthyer zyrën në një pasarelë modelingu.

Kapedani duket e pashqetësuar nga e gjithë situata e rëndë që mbizotëron në qytet dhe gjen kohën të argëtohet në TikTok me video nga më të ndryshmet duke ekspozuar edhe veshjet e saj. Ndonëse në ambientet e gjykatës duhet të punohet për të vënë pas hekurave kriminelët, duket se gjyqtarja e ka kthyer në pasarelë, pasi në një prej videove shihet të sfilojë në korridorin e gjykatës deri në zyrën e saj.
Siç shihet dhe nga pamjet në njërën prej shumë videove të publikuara në profilin e saj të ruajtura nga hashtag, ajo dëgjohet të thotë në sfond: ‘Jam mafia, mafia, mafia’. Duket sikur kjo gjyqtare në vend që të drejtojë luftën ndaj krimit në këtë qytet, “mafia”i duket një lojë filmash.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta është interesuar në ILD lidhur me këtë skandal dhe mëson se sot do të zhvillohet një mbledhje posaçërisht për Kapedanin. Kapedani u emërua kryetare e Gjykatës së Elbasanit në 30 shtator 2020, pas dorëheqjes së gjyqtarit Zihni Shahu. Në dhjetor 2019, Kapedani bëri bujë ne medie pasi ka liruar nga burgu Viktor Ymerin e bandës së Gaxhait.

Prej shumë kohësh Elbasani është cilësuar si qyteti i bandave dhe nën sundimin e krimit. Kjo pasi qyteti është kthyer në kasaphanë me ekzekutime të njëpasnëshme. Dhjetëra persona janë ekzekutuar vetëm muajt e fundit, shumë prej tyre të lakuar për përplasjet mes bandave të drogës. Para rreth një muaji qyteti u trondit nga një përplasje me armë ku humbi jetën Pjerin Xhuvani e u plagosën katër persona të tjerë, një ngjarje e rëndë që ndodhi para zgjedhjeve të 25 prillit dhe në prani të dhjetëra efektivëve të policisë.

Më 11 maj ndodhi ekzekutimi i rradhës. 41-vjeçari Everest (Ibrahim) Çaka u vra me armë me silenciator në makinë në sy të gruas së tij në lagjen “Skëndërbej” në Elbasan. Shkak i vrasjes dyshohet se është e shkuara tij, kjo pasi Çaka ka lidhje me persona me të shkuar kriminale që kanë mbetur të vrarë pak vite më parë. Më konkretisht, atij i është ekzekutuar vëllai në Barcelonë si edhe kushëriri Ardit (Arjan) Spahiu në Belgjikë. Ky i fundit është vëllai i kunatit të Erion Alibej, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve. Erion Alibej, organizatori i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik, ka porositur vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan.

Shqiptarja.com

 

Related Posts

Kategorite

BIoscalin