Kosova

Elon Musk godet Albin Kurtin

KOSOVË- Një dramë e madhe është duke u zhvilluar në rrjetin social Twitter, të cilin pak ditë më parë e ka blerë Elon Musk, njeriu më i pasur i botës, pronari i gjigantit Tesla. Saga prej momentit kur Musk ishte pajtuar që ta blejë Twitterin e deri në momentin kur kishte vendosur ta paguante pronën e tij të re ishte mjaft e gjatë dhe përplot me kthesa. Meqë Twitter konsiderohet platforma kryesore për lajme në botë, Musk është shndërruar në qendër të raportimit të gazetave kryesore botërore.

Si një biznismen, le të themi më së buti, përplot me ngjyra, Musk nuk është duke hezituar që të polemizojë dhe përfshihet në intriga. Gjëja kryesore që tash ai si pronar i kësaj platforme është duke propozuar ka të bëjë mënyrën e pagesës së këtij rrjeti social. Hapi i parë që Musk e ka propozuar, ishte oferta e tij për ta bërë një cmim prej 8 dollarësh në muaj për çdokënd që dëshiron që ta ketë ikonën e kaltër, atë që deri tash e kishin vetëm personat më të rëndësishëm në botë. Sipas Musk, kjo nuk ka nevojë që të përfillet. Musk, thotë, që Twitteri duhet të ndryshojë në mënyrën e operimit, sepse deri tash fjalën kryesore, ose ndikimin më të madh, e kanë pasur llogaritë falso, me të cilat kanë abuzuar rrymat e ndryshme ideologjike, apo shtetet e ndryshme.

Musk thotë që duke aplikuar për ikonën e kaltër, të gjithë ata që dëshirojnë që ta kenë atë, përveç që do të legjitimohen, atyre Twitter do t’i jep edhe përparësi në postimet e tyre. Profileve të paverifikuara, prej momentit që do të fillojë të zbatohet kjo mënyrë e të operauarit, do t’u penalizohen postimet, duke u zhvendosur në fund të newsfeed’it.

Verifikimi me pagesë në Twitter, që tashmë është paralajmëruar nga miliarderi Elon Musk mund të sjellë ndryshime në metodën politike në Kosovë.

Kjo ide e Muskut mund të godasë “profilet e rreme” që përdoren nga partitë politike e më së shumti nga partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje.

Pagesa prej 8 dollarësh për verifikimin mund të ndikojë në “deligjitimimin” e profileve të rreme në Twitter, duke u dhënë hapësirë më pak në krahasim me llogaritë e verifikuara.

Këto profile shpesh përdoren për frikësim e linçim të kritikëve të Albin Kurtit në këtë rrjet social të popullarizuar ndër kosovarë.

Pagesa prej 8 dollarësh për verifikimin mund të ndikojë në “deligjitimimin” e profileve të rreme në Twitter, duke u dhënë hapësirë më pak në krahasim me llogaritë e verifikuara.

Jo rrallë është diskutuar edhe publikisht për fuqinë linçuese të partisë më të madhe në Kosovë, e cila i shfrytëzon mirë rrjetet sociale për të përhapur mesazhin e vetë politikë. Ajo që nga disa quhet “xhemati teknologjik” (cyberxhemati), nuk e lë anash as Twitterin për të sulmuar kundërshtarët e Kurtit, duke tentuar t’i heshtë ata.

Profile si “smooth”, “Kweznus tree”, “Curr kollari”, “Dardanian son”, “Lucky strike”, “Dardani1999” etj., janë vetëm disa nga profilet që nuk ngurrojnë të shpërdajnë, rishpërndajnë e komentojnë në Twitter me postime pro-qeveritare.

Ndër më të zëshmit me shkronja në Twitter është “agleeye”, që duket se përveç z.Kurtit, ka simpati edhe për shefin e kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, një postim të sëcilit e ka shpërndarë.

Madje, profil në këtë rrjet social ka edhe rilindasi i shquar Naim Frashëri, i cili komenton e shpërndan lajme në favor të Albin Kurtit.

Pak a shumë sikurse në Facebook, edhe në Twitter, llogari të rreme, që përdorin emra fiktivë, përçojnë mesazhe pro LVV-së e Qeverisë Kurti. Viktimë e komenteve ofenduese e gjuhës vulgare të profileve të tilla të rrema, zakonisht janë figura publike që njihen për diskursin kritik ndaj Kurtit e LVV-së.

Adriatik Kelmendi, Vehbi Kajtazi, Memli Krasniqi, Vlora Çitaku, Berat Buzhala e shumë të tjerë, herë pas here vershohen me komente nga profile të rreme. E duket se atyre po u vjen fundi. Errësira e “sobës”, që shpesh përmendet nga Florin Krasniqi, ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, mund të jetë fati përfundimtar i profileve të rreme.

Nisma e Elon Musk-ut, miliarderit që është pronar i ri i Twitterit, mund të jetë e mirëseardhur për largimin e gjuhës toksike nga profilet e rreme. Në një postim në Twitter, ai ka shkruar se do t’i vijë fundi sistemit të zotërinjve dhe fshatarëve, duke thënë se të gjithë ata që kanë llogari të verifikuar do të paguajnë 8 dollarë në muaj.

Një gjë e tillë i ka pëlqyer gazetarit Berat Buzhala, i cili shkroi ditë më parë kjo është një nga mënyrat për të eliminuar profilet e rreme.

Në fakt shumë po më pëlqen ideja me e bo me parapagim Twitterin. Kjo është njana prej mënyrave me i eliminu fake accounts. Nuk kish pasë hesapë Albini me i pagu miliona euro për mijëra llogari fejke. Mos u ndal Elon.”, shkroi në Twitter z.Buzhala, duke theksuar se ai tashmë e ka paguar parapagimin për verifikim në këtë rrjet social.

Nëpërmjet pagesës prej 8 dollarë, Musk po synon të pastrojë rrjetin Twitter nga profilet e rreme, duke larguar gjuhën e ashpër e denigruese që përdoret nga këto llogari. Madje, Musk ka treguar se çfarë do të përfitojnë ata që paguajnë “taksën” prej 8 dollarësh për verifikim.

Por, profilet e rreme janë shumë më prezente në Facebook, ku mundësia e ndikimit është më e madhe. Kujtojmë, që kohë më parë, Nacionale pati shkruar rreth linçimet me profile të rreme ndaj Rrahman Jasharajt, kryetar i SBAShK-ut. Në një formë të organizuar, ata e quanin me fjalë të papranueshme z.Jasharajn, që atëbotë po udhëhiqte një grevë të përgjithshme në sektorin publik.

Madje ata nuk hezituan ta quanin qen, çetnik, xhenaze e njeri të Serbisë z.Jasharajn.

Marrë nga Nacionale

TRENDING

Exit mobile version