Durrësi është një nga qytetet me historinë më të pasur, ku mbivendosen qytetërime e kultura, me një potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi. Së bashku me bashkëdrejtorët ekzekutivë të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim
The_AADF , Z. Martin Mata dhe z. Aleksandër Sarapuli vizituam zonën që do të shndërrohet në më tërheqësen për qytetin, ku trashëgimia kulturore do të jetë një magnet i vërtetë ekonomik dhe turistik.
Me partnerin tonë AADF po shqyrtojmë projektin e TID Durrës, që do të sjellë një ndryshim rrënjësor për qytetin.


