Bota

EMA: Variant i ri i COVID në muajt e dimrit

EMA paralajmëron për një variant të ri të COVID-19 në dimër

Agjencia e Barnave të Bashkimit Evropian (EMA) tha se një variant “plotësisht i ri” i COVID-19 mund të shfaqet këtë dimër, por shtoi se vaksinat ekzistuese duhet të mbrojnë ende njerëzit nga gjendjet e rënda.

Zyrtarët e Agjencisë Evropiane të Barnave më 2 shtator u shprehën se organizata po përgatitet të hapë një fushatë për vaksinat përforcuese përpara një vale të re të parashikuar të rasteve të koronavirusit.

Shefi i vaksinave në EMA, Marco Cavaleri tha në një konferencë shtypi se njerëzit “nuk duhet të presin për një vaksinë specifike” dhe se “Mund të dalë një variant krejtësisht i ri që ne nuk jemi në gjendje ta parashikojmë sot.

EMA më 31 gusht miratoi vaksinat nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna që janë krijuar për të luftuar nënvariantin më të vjetër BA.1 Omicron, teksa një vaksinë e zhvilluar nga Pfizer, që synon variantet tashmë mbizotëruese BA.4 dhe BA.5 pritet të miratohet në javët e ardhshme.

Vaksinat e reja të përshtatura për Omicron do të rezervohen kryesisht si doze përforcues për të moshuarit, katëgoritë e ndjeshme, gratë shtatzëna dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor. Shumica e njerëzve do të vazhdojnë të marrin vaksinat origjinale të krijuara për të trajtuar llojin origjinal të koronavirusit.

TRENDING

Exit mobile version