NTV
No Result
View All Result
17/04/2021 , 10:03
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
17/04/2021 , 10:03
NTV
No Result
View All Result
Home Bota

EMA: Tromboza, efekt shumë i rrallë anësor i vaksinës së AstraZenecas

by Cuci
07/04/2021 , 16:50
Ekspertët: Brazili do të kapë SHBA për nga ritmet e vdekjeve nga COVID
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia Evropiane e Ilaçeve ka thënë se ka gjetur “lidhje të mundshme” në mes të vaksinës kundër koronavirusit, të kompanisë AstraZenenca dhe një çrregullimi të rrallë të trashjes së gjakut, mirëpo ka thënë se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet.

Në një deklaratë të publikuar të mërkurën, kjo Agjenci nuk ka vënë kufizime të reja në përdorim të vaksinës për personat mbi 18 vjeç.

Agjencia në fjalë ka thënë se shumica e rasteve që janë raportuar me trashje gjaku, janë gra nën moshën 60-vjeçare, brenda dy javëve të vaksinimit.

Ajo ka thënë se bazuar në të dhënat aktuale, Agjencia nuk ka qenë në gjendje të identifikojë faktorë specifikë të rrezikut.

Ekspertët kanë rishikuar disa dhjetëra raste që janë raportuar në Evropë dhe Mbretëri të Bashkuar, ku 25 milionë persona kanë marrë vaksinën e kompanisë AstraZenenca.

“Rastet e raportuara të trashjeve jo të zakonshme të gjakut, pas vaksinimit me vaksinën e AstraZenecas, duhet të renditen si efekte të mundshme anësore të vaksinës”, ka thënë shefja ekzekutive e agjencisë, Emer Cooke.

Personave nën moshën 30-vjeçare do t’iu ofrohet vaksinë alternative në Mbretëri të Bashkuar

Personave nën moshën 30-vjeçare do t’iu ofrohet një vaksinë tjetër alternative kundër koronavirusit, dhe jo ajo e kompanisë AstraZeneca për shkak të të dhënave që lidhin këtë vaksinë me rastet e rralla të trashjes së gjakut, ka thënë të mërkurën Agjencia për Ilaçe dhe Kujdes Shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një kërkim të kryer nga kjo agjenci, është gjetur se deri në fund të muajit mars, 79 persona në Mbretërinë e Bashkuar janë përballur me trashje të rralla gjaku, pas vaksinimit.

Prej tyre, 19 kanë vdekur.

Rregullatori britanik ka thënë se kjo e dhënë nuk përbën provë se vaksina ka shkaktuar trashjen e gjakut, por lidhja po bëhet secilën herë më e fuqishme.

Rregullatori britanik ka thënë se efektet anësore janë jashtëzakonisht të rralla dhe se efekti i vaksinës është i dëshmuar, çka nënkupton se përfitimet e marrjes së vaksinës janë të mëdha për shumicën e personave.

Hezitimi për vaksinim

Më 29 mars Kosova ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit, pas pranimit të 24.000 dozave të vaksinave të kompanisë AstraZeneca, përmes COVAX-it, skemës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për shpërndarje të vaksinave në vendet e varfra.

Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, ka njoftuar se gjatë muajit maj Kosova do të furnizohet edhe me 76.800 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Në total, Kosova nga COVAX-i do të marrë falas 100.800 doza të vaksinës së AstraZenecas.

Tags: kryesore

Related Posts

Greqia do të mirëpresë turistët me pasaporta vaksine duke filluar nga java tjetër
Bota

Greqia do të mirëpresë turistët me pasaporta vaksine duke filluar nga java tjetër

17/04/2021 , 9:47
Turqia shënon rekord të rasteve me COVID
Bota

Turqia shënon rekord të rasteve me COVID

17/04/2021 , 9:16
Pfizer kërkon autorizim për përdorimin emergjent të vaksinës te moshat 12-15 vjeç
Bota

BE do të dërgojë mbi 600,000 doza vaksinash në Ballkan

16/04/2021 , 18:53

Recent Posts

  • “Mirëmëngjes”, Rama nxjerr videon e projektit, ja si do të jetë porti i ri në Durrës
  • Vala e fshehtë e pandemisë/ Rreziku i rritjes të të sëmurëve të tjerë jo nga Covid-i
  • Greqia do të mirëpresë turistët me pasaporta vaksine duke filluar nga java tjetër
  • Horoskopi për ditën e sotme, 17 prill 2021
  • Turqia shënon rekord të rasteve me COVID

Kategorite

  • Aktualitet (2,253)
  • Bota (2,763)
  • DOSSIER (70)
  • Ekonomi (273)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (168)
  • Kembimi valutor (29)
  • Kosove (397)
  • Kronike (1,075)
  • kryesore (4)
  • Kulture (59)
  • Kuriozitete (3)
  • LAJMI I FUNDIT (153)
  • Lifestyle (777)
  • MEMORIE (37)
  • Moti (157)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (2,149)
  • Politike (1,624)
  • Rajon (222)
  • REAGIM (146)
  • Shendeti (517)
  • Shkrime (18)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (103)
  • Sport (661)
  • Videonews (390)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!