Aktualitet

Emirjana Sako detyron durrsakët të lahen me tenxhere

Shumë zona të Durrësit përballen me problematika dhe mungesë uji. Pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme, kryebashkiakes Emirjana Sako duket se asgjë nuk i bën përshtypje pasi durrsakët vazhdojnë të vuajnë.

Më herët, NTV.AL denoncoi shpërthimin e një pusete uji në Durrës. Duke marrë shkas nga kjo ngjarje, një qytetare e zonës së Urës së Dajlanit ka denoncuar mungesën e ujit prej 3 ditësh.

Sipas qytetares në këtë zonë nuk ka ujë prej 3 ditësh dhe askush nuk u jep informacione për atë që ka ndodhur. Ajo thotë se edhe pse jemi në vitin 2022 po lahen nga zori me tenxhere.

Qytetarja kërkon të dijë se çfarë ka ndodhur dhe pse kanë mungesë uji prej 3 ditësh.

Denoncimi i qytetares:

Ka tash 3 dit qe nuk kemi uj ka zona e ures dajlanit dhe nuk po na japin as nje informacjon. Po lahena me tenxhere si dikur. 2022 turpi botes. Te pakten me na than ndonje info se pse nuk ka

TRENDING

Exit mobile version