Kronike

EMRAT/ Aksidenti i rëndë në Bulqizë, zbulohet identiteti i viktimës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Bulqizë, ku u shënua një viktimë dhe dy të plagosur.

Dy automjete u përplasën me njëri-tjetrin, e si pasojë ka humbur jetën 25-vjeçari, Esmerald Nika, dhe janë plagosur Ylli Rama dhe shtetasi me iniciale D.S.

Raportohet se këta të fundit ndodhen në spital dhe janë në gjendje të rëndë për jetën. Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qënë shpejtësia përtej normave të lejuara.

Rreth orës 21:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi Bulqizë”, janë përfshirë në aksident automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Ylli Rami, dhe pasagjer shtetasin D. S., me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues Esmerald Nika. Nga përplasja e automjeteve janë dëmtuar tre shtetasit e mësipërm, të cilët janë dërguar në spitalin e Bulqizës për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra shtetasi Esmerald Nika, ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.’- njofton policia.

TRENDING

Exit mobile version