Kronike

EMRAT/ Me kokainë në banesë, vihen në pranga dy të rinj

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga dy persona, të cilët mbanin në banesën e tyre lëndë dhe fara narkotike, me qëllim shitjen. “Blutë” kanë sekuestruar 236 gramë kokainë, 253 fara canabis sativa, 2 peshore elektronike dhe 3 celularë. Të arrestuarit janë Elis Ballaxhia dhe Daniel Hazizaj, 35 dhe 25-vjeç, të dy banues në Gjirokastër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme

Njoftim i policisë:

DVP Gjirokastër/Finalizohet pas disa muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Ndërmjetësi”.

Sekuestrohen 236 gramë kokainë, 253 fara canabis sativa, 2 peshore elektronike dhe 3 celularë.

Si rezultat i operacionit u vunë në pranga 2 shtetas që mbanin në banesat e tyre, lëndën dhe farat narkotike, me qëllim shitjen.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër veprimtarive kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si rezultat i një procedimi penal të ndjekur me metoda proaktive, për disa muaj, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Komisariatin e Policisë Gjirokastër, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Ndërmjetësi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

–  35 vjeç dhe, 25 vjeç, të dy banues në Gjirokastër.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesat e këtyre 2 shtetasve, në të cilat kanë gjetur 253 fara cannabis sativa, 236 gramë kokainë dhe 2 peshore elektronike, të cilat u sekuestruan cilësinë e provës materiale, bashkë me 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. 

TRENDING

Exit mobile version