Rajon

EMRAT/ Policia greke godet grupin e shpërndarësve të drogës në Santorini

Nga sektori i narkotikëve pranë Drejtorisë së Sigurisë së Athinës, u çmontua një organizatë kriminale që ushtronte aktivitet në furnizimin, magazinimin, falsifikimin, standardizimin dhe trafikimin e mëtejshëm të lëndëve narkotike në ishullin e Santorinit në Greqi dhe kryesisht në lokalet e natës në ishull gjatë muajve të verës.

Për t’i dhënë fund veprimtarisë kriminale, u u krye një operacion në shkallë të gjerë, në kuadër të të cilit 4 anëtarë të grupit u arrestuan. Ndaj anëtarëve të mësipërm të arrestuar dhe një anëtari tjetër, aktualisht i paraburgosur u ngritën akuza për themelim dhe anëtarësim në organizatë kriminale, shkelje të legjislacionit për substancat e varësisë, për shkelje të legjislacionit për armët dhe dhunë ndaj punonjësve.

Rrjeti kriminal ishte i strukturuar në mënyrë hierarkike me një infrastrukturë profesionale dhe kishte hartuar një plan veprimi metodik dhe të detajuar, duke siguruar funksionimin e pandërprerë të të gjitha fazave të veprimtarisë (furnizim, magazinim, falsifikim, standardizim dhe trafikim) për përfitimin sa më të madh.

Në prangat e policisë greke ranë shqiptarët Sulo Tahaj, 26 vjec dhe vëllai tij Genci Tahaj, 30 vjec nga Fieri, Fatmir Caushaj 36 vjec nga Tirana, Renson Marra, 24 vjec nga Kuçova dhe shtetasja ukrainase Anastasiya Ivanichenko, 30 vjec, aktualisht e paraburgosur në Koridhalo. Në kërkim u shpall Hekuran Gremi, 29 vjec nga Patosi si dhe po punohet për identifikimin e 16 personave të tjerë.

TRENDING

Exit mobile version