Kronike

EMRAT/ Të shtëna me armë pas një sherri në Berat

Dy shtetas janë konfliktuar me njëri-tjerin në një nga lokalet e qytetit të Beratit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në lokalin “Bar Kristi” në lagjen “30 Vjetori” në Berat,ku mësohet se ka nisur sherri mes tyre.

Më pas, ata kanë dalë jashtë dhe 55-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë në ajër, duke tmerruar banorët e lagjes.Pas kësaj, 55-vjeçari Ilir Mamurani dhe 25-vjeçari Emiljano Zoga, të cilët u konfliktuan me njëri-tjetrin, u larguan nga vendngjarja.

Në vendin e ngjarjen kanë mbërritur forca të shumta policie,që po kryejnë kqyrjen e zonës, ku edhe po kërkohen gëzhojat. Po kështu,policia është duke pyetur edhe dëshmitarë në vendngjarje, për të kuptuar dinamikën e ngjarjes dhe shkaqet e saj.

Paraprikisht dyshohet se shkak për konfliktin është bërë parkimi i mjeteve, ndërkohë që policia po punon për kapjen e autorit, 55-vjeçarit Ilir Mamurani.

TRENDING

Exit mobile version