Politike

EMRAT/ Tensionet në Kuvend, përjashtohen për 10 ditë 3 deputetë të opozitës

Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin për 10 ditë të 3 deputetëve të opozitës nga Kuvendi.

Deputetët e përjashtuar janë: Saimir Korreshi, Edmond Spaho dhe Kastriot Piroli.

Vendimi për përjashtimin e tyre vjen një ditë pas kaosit të krijuar në Parlamenti, ku deputetët demokratë u përplasën me gardën dhe ndezën tymuese brenda sallës ku zhvillohej seanca plenare.

Kjo është hera e fundit që aplikohet rregullorja e vjetër e Kuvendit, pasi dje u votua rregullorja e re ku përjashtimet do të jenë nga 30 deri në 60 ditë.

TRENDING

Exit mobile version