Rajon

EMRAT+FOTO/ Aksidenti tragjik në Greqi i merr jetën 17-vjeçarit shqiptar

Një aksident tragjik është regjistruar ditën e sotme në Greqi ku për pasojë humbi jetën një 17-vjeçar shqiptar dhe u plagos vëllai i tij i mitur

17-vjeçari Dionis Qoshku ishte duke udhëtuar me motor bashkë me vëllanë e tij, Ersid Qoshku 14 vjeç dhe u përplasën me një makinë, në aksin rrugor Kastel-Platanos, që rezultoi fatale për Dionisin.

Mediat greke bëjnë me dije 14 vjeçari ka marrë lëndime të lehta e për rrjedhojë është dërguar në spitalin e Chanias.

Lajmi u bë me dije nga Shoqata shqiptare Kisamo “Kastel” ku njoftohej se dy të rinjtë ë ishin me origjinë nga Librazhdi.

“Një tragjedi e rëndë ka ndodhur sot në Kastel, në aksin rrugor Kastel Platanos, në fshatin Traqila rreth orës 9:30 të mëngjesit , një makinë turistësh ka bërë një kthesë të menjëhershme dhe si pasojë dy djemtë nga Librazhdi që ishin në motor nga pas u përplasën me automjetin duke gjetur vdekjen 17 vjeçari Dionis Qoshku ndërsa vëllai i tij Ersid Qoshku ndodhet ne spital jashtë rrezikut për jetën.”, shkruhet në faqen e shoqatës në Facebook.

TRENDING

Exit mobile version