Kronike

EMRI/ 15-vjeçari humb jetën pasi e zë korenti, ja kush është pronari i lavazhit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dimal. Një 15-vjeçar ka humbur jetën pasi e ka zënë korrenti gjatë orarit të punës në një lavazh. Pronari i biznesit ,Abedin Hajdari është arrestuar nga policia për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 37 vjeç, banues në Dimal, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Mëngjesin e sotëm, në lavazhin në pronësi të 37-vjeçarit, një shtetas 15 vjeç, banues në Dimal, i cili punonte si ndihmës, në këtë lavazh, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vijojnë hetimet për të dokumentuar përgjegjësinë penale të shtetasit A. H.

TRENDING

Exit mobile version