Kronike

EMRI/ Goditi babain me sende të forta për para (DETAJET)

E pati të rëndë të pranojë se fshihej pas plagosjes së babait të tij. Edhe familja fillimisht e raportoi ngjarjen aksidentale, si plagosje gjatë punës. Por hetimet e policisë, zbuluan se 52-vjeçari nga Korça Adriatik Kabashi ishte plagosur me sende të forta nga djali i tij 24-vjeçar, Adrieli.

Të afërmit nuk dinë të thonë një motiv përse ndodhi kjo situatë e shëmtuar brenda familjes, por shprehen për mikrofonin e Report Tv, se i riu është penduar, dhe është vetëdorëzuar në komisariat.

“Erdhi këtu duke qarë tek gjyshja. E pyesnim çfarë ke. Më pas iku me një shok dhe vajti u dorëzua vetë”- u shpreh i afërmi.

Burime për Report Tv thonë se sherri në familje nisi për ndarjen e parave që familja fiton nga disa biznese që zotëron.

Për fqinjët, rasti i ndodhur duket i pa besueshëm, sepse i konsiderojnë familje “shembullore”

“Unë i njoh për njerëz të mrekullueshëm, jo se kam frikë të them por janë të përsosur”- tha një prej fqinjëve.

24-vjeçari tashmë i arrestuar, do të përballet me akuzën për dhunë në familje, Ndërsa babai i tij Adriatik Kabashi është transportuar në Tiranë për mjekim të specializuar

TRENDING

Exit mobile version