Kronike

EMRI/ Humbi jetën në lavash, 15-vjeçari punonte për të ndihmuar familjen

Rohan Nuhu është 15-vjeçari që humbi jetën ditën e sotme në Dimal.

I mituri humbi jetën tragjikisht në lavazhin ku punonte në të zezë gjatë verës për të siguruar të ardhura për familjen e tij.

Ka dyshime se 15-vjeçarin e ka zënë korrenti pasi pompa e ujit ka bërë masë elektrike.

Në lidhje me këtë ngjarje tragjike Policia e Beratit ka arrestuar Abedin Hajdarin, 37-vjeç, i cili është pronar i lavazhit dhe mik me 15-vjeçarin.

Ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

TRENDING

Exit mobile version