Kronike

EMRI/ I dënuar për përdhunimin e së miturës, policia vë në pranga autorin

Aljon Pasho, 35 vjeç, banues në Sarandë, është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi akuzohet për abuzim seksual me të mitur. 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë e ka dënuar me 4 vjet e 5 muaj burgim, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Përndjekja”. Në Sarandë, në vitin 2018, Pasho ka përndjekur një 13 vjeçare dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Ai ishte strehuar në një banesë në qytetin e Dimalit.

Njoftimi nga policia

I shpallur në kërkim për marrëdhënie seksuale me të mitur dhe përndjekje, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.

35-vjeçari i dënuar me 4 vjet e 5 muaj burgim, nga Gjykata e Sarandës, u vu në pranga falë informacioneve të siguruara nga shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal, përmes inteligjencës informative.

Shërbimet e Policisë Dimal kishin siguruar informacione se një shtetas i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë ishte strehuar në një banesë në qytetin e Dimalit.

Bazuar në këto infomacione dhe në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim, shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas koordinimit të informacioneve me Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin Aljon Pasho, 35 vjeç, banues në Sarandë, i cili ishte strehuar në banesën e një të afërmi të tij.

35-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë e ka dënuar me 4 vjet e 5 muaj burgim, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Përndjekja”.

Në vitin 2018, në qytetin e Sarandës, shtetasi Aljon Pasho ka përndjekur një shtetase të mitur 13 vjeçe dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Sarandë.

TRENDING

Exit mobile version