Aktualitet

EMRI/ I riu shqiptar kapet duke grabitur në Britani: Do t’u shlyeja borxhe…

Fatmir Limani, i cili u arrestua në Britani pasi u kap duke grabitur një banesë, pritet të dëbohet nga vendi pasi të lirohet. 23-vjeçari shqiptar kishte hyrë në një banesë përmes dritareve dhe më pas ka grabitur sende me vlerë.

Pronari i banesës së bashku me familjen e tij ishin larguar për pushime, por ishte sinjalizuar nëpërmjet telefonit. Ai kishte vënë re dy persona që po lëviznin në pronën e tij dhe menjëherë kishte kontaktuar fqinjin dhe më pas policinë.

Limani ra në pranga ndërsa autori tjetër arriti të largohej. Ai kishte mbërritur në Britani në rrugë ilegale dhe në dëshminë e tij tregoi se duhet t’u paguante borxhin që i kishte trafikantëve, shuma e të cilës arrinte deri në 25,000 £.

TRENDING

Exit mobile version