Kronike

EMRI/ I vunë flakën një makine, arrestohen dy vlonjatët

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, pasi 5 ditë më parë kanë djegur qëllimisht automjetin e një shtetasi tjetër,

Në kuadër të operacionit të koduar “Rec.” është vënë në pranga shtetasi Seir Konti, 26 vjeç dhe një 17-vjeçar, të dy banues në Vlorë.

“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, për identifikimin e autorëve të djegies së qëllimshme të një automjeti, në lagjen nr. 1, të kryer më datë 06.08.2023, rreth orës 05:10, është finalizuar operacioni policor i koduar “Rec.”, në kuadër të të cilit u identifikuan, u kapën në bashkëpunim me Policinë e Vlorës, dhe u vunë në pranga shtetasi Seir Konti, 26 vjeç dhe një 17-vjeçar, të dy banues në Vlorë. Nga hetimet është provuar se këta 2 shtetas kanë djegur qëllimisht, automjetin e shtetasit E. Gj.” – thuhet në njoftimin e Policisë së qytetit bregdetar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

TRENDING

Exit mobile version