Kronike

EMRI/ Iu gjetën pistoletë, municion luftarak dhe thika në banesë! Arrestohet 49-vjeçari në Fushë Krujë

Një 49-vjeçar nga fshati Bubq i Fushë Krujës është venë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi këta të fundit i gjetën një armë zjarri, municion luftarak, një përforcues grushti dhe dy mjete prerëse në banesë. Në pranga ka rënë  Agim Xhaferri, 49 vjeç, banues në Bubq, Fushë Krujë. “Gjatë kontrollit në banesën e 49-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak, një përforcues grushti dhe dy mjete prerëse”, njofton policia. Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

TRENDING

Exit mobile version