Aktualitet

EMRI/ Kërcënoi me armë të riun, shpallet në kërkim 22 vjeçari

Një 22 vjeçar në Tropojë i identifikuar si Emiljan Pepkolaj, është shpallur në kërkim nga policia pasi ka kërcënuar me armë zjarri një 32 vjeçar për shkak të një konflikti për motive të dobëta.

Në aksin rrugor ‘Bajram Curri-Fierzë’, i riu Emiljan Pepkolaj kërcënoi 32 vjeçarin G.N dhe më pas i mori automjetin e tij dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Pasi kuptoi se po ndiqej nga policia, Pepkolaj në vendin e quajtur “Kalata e trageteve”, Fierzë, braktisi automjetin tip “Lançia” dhe duke përfituar nga errësira, arriti të largohej.

TRENDING

Exit mobile version