Kronike

EMRI/ Në kërkim nga autoritetet gjermane, kapet 45-vjeçari

Një 45-vjeçar është ndaluar nga Policia në Morinë. Pas kontrolleve u zbulua se Armend Morina, 45-vjeç, banues në Gjakovë, ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e Wangen, me vendimin e datës 08.06.2021, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi dhe mbajtja e sendeve të vjedhura “, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Kukës, e arrestuan përkohësisht Morinën, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e 45-vjeçarit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Arrestohet në PKK Morinë, për t’u ekstraduar drejt Gjermanisë, 45-vjeçari nga Kosova, i kërkuar ndërkombëtarisht për krime ekonomike. I arrestuari, i dënuar me burgim nga autoritetet gjermane. Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë, bazuar në analizën e riskut dhe si rezultat i punës së koordinuar me shërbimet e Interpol Tirana, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, kanë arrestuar provizorisht, në hyrje të RSH-së, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

-Armend Morina, 45 vjeç, banues në Gjakovë. Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e ëangen, me vendimin e datës 08.06.2021, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi dhe mbajtja e sendeve të vjedhura “, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Kukës, e arrestuan përkohësisht këtë shtetas, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e 45-vjeçarit.

TRENDING

Exit mobile version