Kronike

EMRI/ Të shtëna me armë në Librazhd, plagoset…

Të shtëna më armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në Librazhd të Elbasanit. Një person ka qëlluar me armë drejt një lokali në afërsi të qendrës së Librazhdit.

Ntv.al ka mësuar se shkak i të shtënave është bërë një sherr mes disa të rinjve. Dyshohet se autor është Albi Biçaku 25 vjeç.

I plagosur ka mbetur Shpëtim Skura, 31 vjeç, ndërsa mësohet se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.

Autori pasi ka qëlluar me armë në drejtim të lokalit është larguar me makinë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit.

TRENDING

Exit mobile version