Kronike

EMRI/ U aksidentua në Itali, humb jetën 30-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali ku ka humbur jetën një 30-vjeçar shqiptar. Mëoshet se i riu shqiptar mbeti i vdekur në La Catena të Italisë, pasi makina me të cilën udhëtonte u përplas me një mjet tjetër.

Makina e Dhurim Shinit u përplas me një makinë tjetër në të cilën udhëtonin dy vajza, të dyja të plagosura rëndë. Shini kishte plagë të rënda dhe nuk mundi të shpëtonte edhe pas përpjekjeve të mjekëvë në vendin e ngjarjes.Në makinën tjetër po udhëtonin dy gra, shoferja 58-vjeçare dhe një pasagjere, të cilat u shpëtuan, por ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Sipas medias italiane, në vitin 2016 Shini u arrestua së bashku me dy djem të tjerë me akuzën e trafikut të drogës. Sipas hetimeve të policisë, i riu ishte bërë pikë referimi për të rinjtë e bashkisë Gaeta dhe Formia në kërkim të kokainës dhe hashashit.

TRENDING

Exit mobile version