Kronike

EMRI/ Vdiq nga përplasja e makinave, kush është bariu që humbi jetën

60-vjeçari Vasil Gega, është bariu i cili ndërroi jetën si pasojë e daljes nga rruga të një mjeti që u përfshi në një aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë.

Gega ishte punësuar në një stan afër fshatit të Jorgucatit. Ai ndodhej anës rrugës në momentin që u përplas nga një mjet tip Nissan, me drejtues shtetasin me inicialet T.G. Goditja ka qenë fatale për të.

Një mjet tip Nissan dhe një furgon u përplasën në autostradë, duke bërë që të dy të përfundonin në fushën anës rrugës. Automjeti tip Renault me drejtues shtetasin D. S., është përplasur me automjetin tip Nissan me drejtues shtetasin T. G.

Si pasojë e përplasjes, automjetet kanë dalë nga rruga. Në momentin që automjeti tip Nisan ka dalë nga rruga, ka goditur 60-vjeçarin i cili ka humbur jetën.

TRENDING

Exit mobile version