Kronike

EMRI/ Vidhte në banesa të ndryshme, ‘skifteri’ kapet duke shpërthyer derën

Një 40-vjeçar, i akuzuar më parë për grabitje është arrestuar mëngjesin e sotëm në Golem, pasi u kap ‘mat’ duke hapur me forcë derën e një banesë, ku kishte qëllim për të vjedhur. Në prangat e Policisë së Shtetit ka përfunduar Gentian Emini, banues në Kavajë.

Njoftimi i policisë:

Golem, Kavajë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Çasti”, si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë, ndaj një kallëzimi të marrë për vjedhje. U kap në flagrancë, teksa hapte me forcë derën e një banese, me qëllim vjedhjen, arrestohet 40-vjeçari. Nga veprimet hetimore, ky shtetas rezulton autor i 3 vjedhjeve të tjera në banesa, të kryera gjatë muajit korrik. Sekuestrohen një kaçavidë, një çantë dhe një shumë parash. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Postës së Policisë Golem, pas kallëzimit të marrë për një vjedhje që po tentohej të kryhej në një banesë në Golem, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Çasti”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi E. M., 40 vjeç, banues në Kavajë. 40-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, teksa hapte me forcë derën e një banese në Golem, me qëllim vjedhjen në të. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi E. M., gjatë muajit korrik 2023, ka vjedhur në 3 banesa të tjera, vegla pune dhe pajisje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një kaçavidë që dyshohet se përdorej për të kryer vjedhjet, një çantë dhe një shumë parash. Vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova, vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi E. M.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

TRENDING

Exit mobile version