Kosova

EMRI/ Vihet në pranga ish-luftëtari i UÇK nga Shqipëria

Ish-oficer i ushtrisë shqiptare dhe ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj, është arrestuar këtë të Hënë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Mësohet se arrestimi i Goxhajt është bërë me pretendimin se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve të disa çështjeve penale, të ngritura pas luftës në Kosovë.

Dritan Goxhaj i është bashkuar UÇK’së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit.

Goxhaj ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.

TRENDING

Exit mobile version