Kronike

EMRI+FOTO/ Dhunonte bashkëshorten, kapet me armë 64-vjeçari

Një 64-vjeçar që dyshohet se dhunonte dhe kërcënonte me jetë bashkëshorten e tij, është vënë në pranga këtë të martë në Kurbin.

Gjok Gjergji ishte shpallur në kërkim, pas denoncimit të gruas që deklaroi në polici se dhunohej në mënyrë të vazhdueshme dhe ishte kërcënuar me jetë.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e çiftit, u gjetën dhe u sekuestruan një armë gjahu dhe municion luftarak, që ky shtetas i mbante pa leje.

Ndaj Gjok Gjergjit ka nisur hetimi nga ana e Prokurorisë

TRENDING

Exit mobile version