Shendeti

Ende ‘pa nxehmje’ antitrupat monoklonalë zbresin në ‘fushën’ e Pandemisë!

Pa bërë ende nxehmje, antitrupat monoklonalë hyjnë në fushën e lojës së Pandemisë. Të administruara te Presidenti i SHBA Donald Trump, këto ilaçe eksperimentale kundër Covid janë një shpresë e madhe në fitoren e luftës kundër pandemisë.

Por ata janë ende shumë të rinj për të ‘luajtur’ lojëra të rëndësishme shëndetësore e deri strategjike. Antitrupat monoklonalë janë në fazën e tretë të testeve dhe deri tani janë infuzuara në disa qindra vullnetarë, pozitivë me koronavirus, jo të shtruar në spital.

Antitrupat monoklonalë janë antitrupa të krijuar në laborator nga antitrupat natyrorë të pacientëve të rikuperuar nga Covid.

Ato rekomandohen përgjithësisht për pacientë me sistem të dobët imunitar që nuk janë në gjendje të aktivizojnë antitrupat e tyre kundër koronavirusit.

Përzgjedhja e antitrupave më të mirë në plazmën e pacientëve të kuruar nuk është e lehtë pasi disa janë shumë më të fuqishëm se të tjerët në bllokimin e Covid që përpiqet të depërtojë në qelizat për t’u shumuar.

Në rastin e infektimit, disa pacientë e kanë shumë më të vështirë se të tjerët t’i prodhojnë ato, dhe kjo është një nga arsyet pse simptomat ndonjëherë janë shumë të rënda.

Pasi bëhet zgjedhja e antitrupave natyrorë më premtues në laborator, fillon prodhimi i kopjeve artificiale.

Kokteji i prodhuar nga ‘Regeneron’ dhe i administruar edhe nga presidenti amerikan DonaldTrump, më parë ishte administruar te 275 pacientë dhe deri tani ka treguar se zvogëlon ndjeshëm sasinë e virusit, të paktën në dozën maksimale prej 8 gramësh dhe nuk paraqet rreziqe shëndetësore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version