Politike

Endri Shabani: Berisha ka vrarë njerëz, aksidenti i djalit të gjyqtares s’qe rastësi

Endrit Shabani nga “Nisma Thurje” dhe sekretari për çështjet ligjore të PD, Ivi Kaso janë përfshirë në debat të ashpër.

Shabani: Është i njëjti episod, përtej telenovelës politike nuk ka më, nuk po prodhon më politikë, nga pikëpamja e interesave, kjo ka marrë rëndësi sekondare, po merremi me telenovelën, nuk u njehsuan me individin. Aksidenti i djalit të gjyqtares  nuk besoj se është rastësi. Berisha ka vrarë njerëz në bulevard.

Kaso: Po u e ke parë ti? Ti e ke parë nga Kryeministria? E ke parë nga Oksfordi me dylbi. S’e ka gjet SPAK, drejtësia, erdhi “Nisma Thurje” edhe e gjeti e deklaron në emision.

Dudushi: E ke tek Gjykata e Strasburgut këtë.

Kaso: E thotë që e ka vrarë Berisha? E ke lexuar vendimin?

Dudushi: Berisha është urdhëruesi direkt.

Shabani: Të të vijë turp që mbron vrasjen mes njerëzve.

Shabani replikoi ashpër dhe me Luçiano Boçin.

Boçi: Ky zotëria nuk e mbron dot Berishën dhe ça bën më sulmon mua. Unë kam qenë në shumë studio dhe akuzat që bën ky personi këtu nuk i kam dëgjuar.

Duma: Një moment Luçiano a më lejon sepse e sqaroj unë këtë tani.

Boçi: Po sqaroje. Nuk mund të vazhdojmë kështu…

Duma: A e kishe me Boçin personalisht?

Shabani: Por jo ore se nuk e njoh fare Luçiano Boçin kush është…

Boçi: Ore zotëri, bëhu serioz tani në mënyrën si flet.

Duma: Luçiano një moment sepse nuk ka sens që ta ngre unë zërin dhe të bërtas më shumë se ju.

Boçi: E ka marrë disa herë fjalën… Grida ose më jep fjalën ose largohem nga këtu. Ai vetë hedh akuza vetë përgjigjet. Më vendosni një kalama aty dhe lëshon thesin e akuzave aty.

Duma: Këtu jeni përballë një kundërshtari dhe duhet të përballoni debatin. Stigmatizimin e bërë ti tani.

Boçi: Unë e përballoj debatin sepse debat kam përballuar edhe me persona të tjerë më të mëdhenj se ai. Matu mirë me mua.

TRENDING

Exit mobile version