Kosova

Engima e madhe e Kurtit/ Bytyçi befason me parashikimin

Draft-statuti i Asociacionit të Komunave me shumicës serbe është kthyer në qendër të diskutimeve, për faktin se vazhdon të mbetet sekret dhe se nuk dihet përmbajtja e tij. E këtë çështje e ka komentuar edhe profesori Enver Bytyçi. Ai në një postim në Facebook u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e sheh me interes publik mbajtjen sekrete te projektit.

Profesori këtë e sheh si një engimë, ku si e tillë po shndërrohet në mistik, për të cilin duhet pritur ende për të parë se çfarë përmban.

“Prirem nga ajo se Kurti dëshiron t’i zhgënjejë në fund të gjithë ata që kanë vjellë vrerë kundër tij! Të them të drejtën këtë dëshiroj dhe unë, sepse kjo do të thotë se projekti nuk është aq i keq sa thuhet dhe nuk është me aq rrezik sa e bëjnë kundërshtarët e Kurti!” – shkruan ndër të tjera Bytyçi

Mund të jetë iluzion! Në fund të fundit edhe iluzionet janë atrubut e species njerëzore. Por kam përshtypjen se kryeministri Albin Kurti e sheh me shumë interes mbajtjen sekret të projektit për bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Kjo enigmë e shndërron atë në një lloj mistiku. Dhe mistika për liderët politikë është diçka shumë e dëshirueshme. Ibrahim Rugova ishte p.sh mistik, por ama mistik i lindur, origjinal, jo i stisur! Të shohim kasaj radhe se çfarë do të prodhojë diskretja te projekti në fjalë, për të cilin Kurti thotë se ka rënë dakord. Të shohim sa origjinal do jetë ai në mistikën e tij! E shkruajta këtë status edhe për tu thënë kritikëve të tejskajshëm që të kenë kujdes, sepse një fytyrë kemi” – shkruan në facebook profesor Enver Bytyçi.

TRENDING

Exit mobile version