Kosova

Enver Bytyçi vjen me një thirrje urgjente për ndërkombëtarët

Ditë më parë raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon përmendi marrëveshjen bazike mes Kosovës dhe Serbisë, për çka tha se Unioni Europian ka bërë gabim që nuk ka kërkuar nënshkrim nga palët. Në konferencë për media, deputetja në Parlamentin Evropian deklaroi se masat ndëshkuese ndaj Kosovës duhet të hiqen.

Në lidhje me këtë temë, ka folur profesori universitar Enver Bytyçi, I cili u shpreh se  Aleksander Vuçic nuk e nënshkroi marrëveshjen pasi ajo nuk ishte në favor të tij.

Presidenti i Serbisë refuzoi të nënshkruajë. Madje tha se “nuk do nënshkruante, pasiqë i dhemb dora e djathtë dhe se parashikonte që edhe për katër vite tjera ta kishte këtë dorë të sëmurë.

“Borrell dhe Lajçak, së bashku me Gabriel Escobar e morën lehtë këtë gjest të Aleksandër Vuçic. Nuk e di nëse me qëllim të keq për Kosovën, apo me naivitet besuan ndoshta se edhe pa nënshkruar Serbia do të ishte e detyruar ta zbatonte marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit. Ndoshta janë aq idealist, sa tu besojnë fjalëve të përfaqësuesve të Serbisë” – deklaroi bytyci duke shtuar se “Ndoshta etiketa e marrëveshjes së paraqitur nën logon Francë-Gjermani i bëri të besojnë se kancelari Scholz dhe presidenti Macron do të bënin trysni për zbatimin e saj”

“Por nuk është çudi që Vuçic të ketë marrë ok e Macron për të mos nënshkruar, pra për ta vazhduar edhe më tej lojën mashtruese politike të Serbisë me Perendimin. Të jem i sinqertë: – Unë e shoh politikën e Macron në Ballkan si politikë e Kalit të Trojës në Europë në favor të Rusisë” – u shpreh Bytyçi.

TRENDING

Exit mobile version