Bota

Epidemiologu amerikan flet për efektet e vaksinës anti-Covid: Disa do të ndjejnë…

SHBA- Epidemiologu amerikan, Anthony Fauçi ka folur për efektet e vaksinës anti-Covid. Në një prononcim për mediat ai është shprehur se kur të injektohet doza e vaksinës, trupi do të nxisë një përgjigje. Ai tha se disa persona mund të ndjejnë një dhimbje në krah ndërsa disa të tjerë mund të mos ndjejnë asgjë fare. Më tej, ai shtoi se me marrjen e vaksinës do të kemi ethe për një ditë të plotë dhe kjo është normale.

 “Kur merrni një injeksion të vaksinës, ju nxisni një përgjigje. Disa nuk ndjejnë asgjë, të tjerë ndiejnë një dhimbje në krah. Disa mund të ndiejnë një dhimbje në krah dhe një lloj ndjesie sikur kanë ftohtë, pothuajse sikur të keni grip, dhe një pakicë njerëzish kanë ethe. Ju në të vërtetë do të keni ethe për një ditë,” tha ai.

Fauçi më poshtë foli edhe për frikën që kanë njerëzit që të marrin vaksinën me të gjitha teoritë konspirative që kanë dalë. Ai përfundoi fjalën e tij duke thënë se nuk ka arsye që të shqetësohemi në lidhje me vaksinë.

“Ne duhet tw arrijmë dhe t’i angazhojmë ata në nivelin e komunitetit për t’u siguruar që ky ngurrim, për arsye që janë të kuptueshme, nuk i pengon njerëzit që  tw kenë nevojë për vaksinën,” përfundoi ai.

Deri tani Kompanitë më të mëdha farmaceutike në botë kanë deklaruar se kanë prodhuar disa vaksina anti-Covid me efikasitet të lartë. Vaksinat anti-Covid që janë krijuar kanë efiksasitet nga 92% që është ajo ruse, ndërsa ajo e BioNTech dhe Pfizer ka 95% efikasitet. Ajo e AstraZenca ka 90% efikasitet dhe ajo e Modernës është me 94.1%/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version