Aktualitet

“Erdha nga Italia për ta varrosur”/ Flet vajza që pretendoi se ishte motra e Klodian Rashës: Ja e vërteta

Protesta që u mbajt mbrëmjen e djeshme përballë Kryeministrisë për vrasjen e Klodian Rashës pati shumë zhvillime dhe të papritura. Një prej tyre ishte ‘motra’ e pretenduar e Rashës.

Bukuroshe Sali deklaroi se ishte motra e të ndjerit dhe e gjithë vëmendja e mediave u përqendrua tek ajo. Por pak minuta më pas, familja Rasha e mohoi diçka të tillë dhe thanë se ajo nuk është pjesëtare e tyre. Aludimet e para ishin në lidhje me faktin se ajo mund të kishte probleme të shëndetit mendor.

Në një intervistë të dytë, ajo u shpreh se nuk e kishte vëlla biologjik Klodianin, por e konsideronte të tillë për shkak të marrëdhënies shumë të afërt që bashkëshorti i saj kishte patur qysh në fëmijëri me të.

Dje ajo tha se kishte ardhur nga Italia për varrimin e vëllait.

“E vranë kot. Kërkojmë të drejtën tonë. Isha në Itali dhe erdha me urgjencë sapo morëm vesh se çfarë ka ndodhur. Ka qenë djalë i mirë, nuk ka pasur asnjë problem, ka qenë shumë i qetë. Ka pas dhe një vajzë në jetën e tij, ishte nga Dibra. Kur erdha unë nuk e takova dot të gjallë, e pashë në arkivol. Më ka prek në zemër. Kam dhe dy vëllezër të tjerë, unë jam motra e vetme, ishte vëllai i vogël. Policia që është shtet të qëllojë njëherë në ajër…pastaj…jo ashtu, direkt në zemër”, tha ajo dje.

GSH/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version