Rajon

Erdogan ‘sulmon’ Greqinë: I trajtoni barbarisht emigrantët

Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan, gjatë një fjalimi të mbajtur në Konferencën e Drejtësisë Kushtetuese Botërore Islame ka folur edhe për krizën e emigrantëve.

Ergodan nuk ka ngurruar të sulmojë sërish Greqinë duke e akuzuar këtë të fundit për trajtime barbare dhe çnjerëzore të emigrantëve që tentojnë të kalojnë kufirin.

Ndër të tjera i vlerësoi kampet në ishujt e Egjeut Lindor si kampe përqendrimi.

“Në vend që të gjenin një zgjidhje për krizën, ata i mbyllën emigrantët pas gardheve me tela me gjemba”, ka thënë më tej ai.

TRENDING

Exit mobile version