12/06/2021 , 9:30

“Është një artiste që dua t’ia prezantoj Francës”, Maitre Gims flet për Dhurata Dorën

Para pak ditësh është publikuar projekti më i ri i këngëtares Dhurata Dora dhe artistit kongolez, Maitre Gims. “Only You” u prit shumë mirë mirë nga publiku dhe vetëm për pak ditë ka kaluar shifrën e nëntë milionë klikimeve në YouTube.

Pak para se të lancohej kënga, Maitre Gims kishte folur gjerë e gjatë për albumin e tij të ri për revistën NRJ.FR. Ai u shpreh se ka një kohë që e njeh Dhuratën dhe e adhuron punën e saj, për këtë e ka ftuar edhe në albumin e tij të ri.

“Jam fans i saj, më pëlqen puna e saj. E njoh që disa kohë. Absolutisht që doja ta ftoja”, tha ai.

Më tej, ai shtoi se dyshja kanë realizuar edhe videoklipin e këngës.

“Arritëm ta përfundonim. Ajo është një artiste që dua t’ia prezantoj Francës. Kjo sepse ajo ka talent”, theksoi Gims.

Kujtojmë që ky është bashkëpunimi i dytë i Maitre dhe Dhuratës, pas atij të parit të publikuar në 2019 me titull “Te Quiero”

Related Posts

Kategorite

BIoscalin