Aktualitet

Etilda Gjonaj paralajmëron ndryshime të mëdha në Shqipëri

Ministra e Drejtësisë ka prezantuar rrjetin antikorrupsion me koordinatorët në 17 agjencitë kryesore të administratës publike. Gjonaj shton se koordinatorët shërbejnë si avokatët e qytetarëve në luftën kundër korrupsionit duke marrë dhe verifikuar denoncimet e qytetarëve për veprimet korruptive. Ministrja  paralajmëron se ky mekanizëm do sjellë ndryshime të mëdha. “Ky mekanizëm mbështetet nga një Task Forcë e ngritur në Ministrinë e Drejtësisë dhe patjetër do të ketë rezultate pozitive në evidentimin dhe hetimin e rasteve të korrupsionit në administratën publike”, shprehet Gjonaj.

Postimi i Gjonajt

Jemi angazhuar tërësisht për të pasur struktura të qëndrueshme dhe të dedikuara në luftën kundër korrupsionit në çdo nivel. Si vazhdimësi e rezultateve shumë të mira të Task forcës kundër korrupsionit, kemi ngritur rrjetin antikorrupsion me koordinatorët në 17 agjencitë kryesore të administratës publike, në sektorët më nevralgjikë dhe veçanërisht të ndjeshëm ndaj korrupsionit.

Koordinatorët shërbejnë si avokatët e qytetarëve në luftën kundër korrupsionit duke marrë dhe verifikuar denoncimet e qytetarëve për veprimet korruptive. Thirrjes së hapur për të shërbyer në këtë mision të vështirë i janë përgjigjur një numër i lartë kandidatësh, të cilët pas një procesi përzgjedhës, ku janë verifikuar dhe vlerësuar si për kapacitetet profesionale por edhe për integritetin e tyre, mund të them me kënaqësi se kemi arritur të përthithim kandidaturat më të mira.

Ky mekanizëm mbështetet nga një Task Forcë e ngritur në Ministrinë e Drejtësisë dhe patjetër do të ketë rezultate pozitive në evidentimin dhe hetimin e rasteve të korrupsionit në administratën publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version