Sport

Euro 2024! Nis ceremonia e shortit final, Shqipëria në vazon e dytë

Nis ceremonia e shortit final të Kampionatit Evropian për vitin 2024, i cili do të mbahet në Gjermani.

Pritjes më në fund i erdhi fundi dhe Shqipëria do të mësojë sot kundërshtarët në Europianin e verës së ardhshme.

Për shortin e Euro 2024, të besuarit e Sylvinhos nuk do mund të përballen me skuadra si Hungaria, Turqia, Rumania, Danimarka dhe Austria, të cilat gjenden në vazon e dytë me ne

Mirëpo, përballë kemi kundërshtarë të fortë nga vazot e tjera si Gjermania, Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika dhe Anglia. A do të mund t’i “llastojë” fati kuqezinjtë, duke u gjendur në anën e tyre këtë herë?! Nuk na mbetet asgjë tjetër vetëm se të shpresojmë për të më mirën.

Vazo 1: Gjermania, Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika, Anglia

Vazo 2: Shqipëria, Hungari, Turqi, Rumani, Danimarkë, Austri.

Vazo 3: Holanda  Kroacia, Skocia, Sllovenia, Sllovakia, Çekia.

Vazo 4: Italia, Serbia, Zvicra, Play Off A, Play Off B, Play Off C.

Për më tepër shortin mund ta ndiqni live në dixhitalb në orën 18:00.

TRENDING

Exit mobile version