Kosova

Euro për të shkuar në varr/ Mediumi i Vuçiçit sulmon avokatin e Sanduloviç

Avokati serb Cedomir Stojkoviç ka paralajmëruar se sot do të vijë në Prekaz për të vendosur lule në varret e familjes Jashari. Menjeherë pas kësaj, mediat në Serbi që kontrollohen nga presidenti serb Aleksandar Vuçic nisën menjëherë sulmin ndaj tij.

Kështu portali ‘Informer’ që njihet si medium që mban anën presidentit pretendon se nga “burime të mirëinformuara” ka mësuar se Stojkoviç do të marrë një shumë të konsiderueshme parash për të shkuar në varrezat e Jasharajve.

Për më tepër ky medium spekuloi se njejtë është vepruar edhe me klientin e tij Nikola Sandulovic, i cili sipas mediumit, ka marrë 20 mijë euro nga për t’u mburrur në rrjete se ka vendosur lule në varrin e Adem Jasharit.

“Një tjetër figurë e errët që po përpiqet me të gjitha forcat të bëhet pjesë e jetës politike dhe publike në Serbi, Çedomir Stojkovic, i cili thotë se është avokati i Nikola Sanduloviçit, se edhe ai do të shkojë në Kosovë siç thotë ai, “personalisht do shkoj te varri i familjes Jashari dhe do vendos lule mbi varrin e Blerina Jasharit” – shkruan mediumi serb.

Spekulimet shkojnë edhe përtej. Sipas të njëjtit medium, është Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, i cili është ndërlidhës mes Sanduloviçit dhe Agjencise se Inteligjences se Kosoves, qe e ka furnizuar me euro.

TRENDING

Exit mobile version