07/06/2021 , 9:37

Euro U21: Gjermania mposht Portugalinë, kampione për herë të tretë

Gjermania U21 është shpallur kampione e Evropës. “Pancerat” e vegjël mposhtën 1-0 bashkëmoshatarët e Portugalisë në finalen e luajtur në Lubjanë të Sllovenisë.

Gjermania luajti më mirë dhe e meritoi trofeun. Goli i fitores u realizua në minutën e 49-të. Asist i Ridle Baku (Wolsburg) dhe finalizim i Lukas Nmecha (Anderlecht).

Sulmuesi 22-vjeçar dribloi portierin përpara se të dërgonte topin në rrjetë. Mërgim Berisha e nisi sfidën si titullar për kampionët dhe u zëvendësua në mesin e pjesës së dytë.Një sukses i madh për Gjermaninë U21, që ia del të shpallet kampione e Evropës për herë të tretë në histori.

 

Related Posts

Kategorite

BIoscalin