Kosova

Europa 5 pa 5/ Njohje të reja vijnë për Kosovën

Bashkëpunëtori i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, Toby Vogel, duke iu përgjigjur opinionit se BE-ja është shumë e ngathët në raport me vendet qe nuk e kane njohur ende Kosovën, deklaroi –

“5 vendeve mosnjohëse duhet t’i shtojmë edhe Hungarinë që e ka njohur, por që është kthyer shumë, shumë armiqësore vitet e fundit. Por çështja është se vetë Bashkimin Evropian, nuk mund t’i detyrojë këto vende. Gjithsesi kohet e fundit kam pare se ka patur lëvizje në ketë drejtim. Ajo që nuk mund të shkojë përpara, natyrisht, është procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE. Përderisa ka shtete anëtare që nuk e njohin Kosovën, Kosova do ta shohë rrugën e saj të bllokuar. Është kaq e thjeshtë! Mund të ketë hapa pragmatikë, sapo kemi parë, për shembull, Spanjën që ka njohur pasaportat e Kosovës. Gjithsesi, me qendrimin e tyre keto 5 vende po e bëjnë situatën më keq sesa më mire” – deklaroi Vogel.

I pyetur nese mund të thuhet se nuk ka heqje të sanksioneve ndaj Kosovës deri në zgjedhjet e Bashkimit Evropian, njohesi i ceshtjeve te Ballkanit u shpreh se ka një ndjenjë të përgjithshme në Bruksel që Kosova duhet të zbatojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të miratojë statutin dhe ta nis atë, dhe paskesaj gjerat do te ndryshojne.

“Unë mendoj se nëse Kosova do ta bënte këtë, do të jetë mjaft e vështirë për të mbajtur gjallë sanksionet. Por ka ende një ndjenjë në Bruksel, shumë të fortë dhe në Uashington gjithashtu, që për të motivuar Beogradin që ta njohë Kosovën, i duhet dhënë diçka Beogradit. Pra, kjo shihet si lëshim reciprok” – theksoi Vogel

TRENDING

Exit mobile version