Rajon

Europa, bankomat i Vuçiç/ Eurodeputeti holandez për sjelljet e Presidentit serb

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka dërguar disa pyetje për Komisionin Evropian për të shpjeguar, sipas tij, politikën e pakuptueshme të Serbisë.

Reuten, në një postim në Twitter, shkroi se Vuçiç e ka përdorur Bashkimin Evropian si ‘bankomat’ dhe pastaj, teksa shijon paratë, kthehet dhe e refuzon marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja me Kosovën.

Ai kërkoi nga Komisioni i BE-së të ndalojë financimin, sipas tij, të obstruksionizmit të Vuçiçit.

Më 28 shkurt, komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në Bashkimin Europian, prezantoi një paketë mbështetjeje financiare prej 2.2 miliardë euro, nga të cilat 600 milionë euro grante, për Republikën e Serbisë. Në fjalën e tij në konferencën për shtyp, komisioneri iu referua Serbisë dhe Vucic, qe po bëhen gjithnjë e më autoritare, si një ‘mik’ dhe si ‘të shquar’ dhe ‘shumë simbolike’.

Po atë natë, presidenti i Serbisë doli në televizionin kombëtar për të deklaruar mosgatishmërinë e tij për të nënshkruar marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja për rrugën drejt normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën thuhet se ishte rënë dakord vetëm një ditë më parë dhe për të cilën kryeministri i Republikës së Kosovës ishte e gatshme të nënshkruante.

Çfarë hapash do të ndërmarrë komisioni për të inkurajuar Serbinë që të nënshkruajë propozimin e BE-së? A do të lëvizë komisioni për të pezulluar financimet për Serbinë derisa Vucic të nënshkruajë dhe të demonstrojë përkushtim të besueshëm për zbatimin e propozimit të BE-së?

 

TRENDING

Exit mobile version